Me patate deri te pesha ideale trupore

Life style

Me patate deri te pesha ideale trupore

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Ka shumë dieta, të cilat kërkojnë përjashtimin e patateve nga menyja. Por, nëse konsumohen si duhet, patatet mund të shndërrohen në aleatë të humbjes së kileve të tepërta.

Një patate e madhësisë mesatare përmban vetëm 150 kalori dhe është plot fibra, kalium dhe vitaminë C. Nëse ju pëlqen sallata me patate, atëherë në vend të majonezës, atë përgatiteni me salcë të uthullës. Mund të shtoni edhe jogurt me pak yndyrë.

Nëse ju pëlqejnë shumë patatet e fërguara (pomfrit), atëherë merrni patate të ëmbla (të cilat janë të pasura me hekur), grini në formë të pomfritit, lyeni me vaj ulliri dhe piqni në furrë në 400 shkallë celsius, për rreth 20 minuta. E, nëse më shumë preferoni purenë, atëherë edhe këtu përjashtojeni gjalpin, si dhe gjatë përgatitjes, përdorni qumësht me pak yndyrë.

Edhe patatet tradicionale, të pjekura në furrë, apo prush, me gjithë lëvore, janë një opsion i mirë i konsumimit të patateve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat