Jupiteri u largua nga ujori më 13 maj dhe hyri te peshqit, ku do të qëndrojë deri në fund të korrikut, si rezultat i së cilës ai ndikon pozitivisht në disa shenja të zodiakut .
Jupiteri, planeti "mësues", planeti i zgjerimit dhe prosperitetit, duket se favorizon më shumë tre shenja të zodiakut, duke i mbushur ato me shpresë, duke u sjellë fat dhe rritje, diçka që mund të përkthehet në fitim monetar ose "lulëzim" të një dashurie.
Cilat janë 3 shenjat më me fat?
1. Dashi
Fati duket se është në anën tuaj, nëse keni në plan të investoni kjo është koha e duhur. Investoni me mençuri dhe do të fitoni me bollëk më vonë. Nëse po mendoni të bëni hapin tjetër në jetën tuaj të dashurisë, mos hezitoni. Jupiteri, ju thotë të besoni në veten tuaj.
2. Shigjetari
Nuk është për t'u habitur që Shigjetari favorizohet nga Zeusi, pasi ai është sundimtari i tij. Gjatë kësaj periudhe, guxoni pa hezitim për atë që dëshironi me të vërtetë ... Mos harroni, duhet të jeni specifik, sepse gjerësia e Jupiterit funksionon në të dyja mënyrat.
3. Peshqit
Sigurisht që shenja e peshqve favorizohet gjithashtu ! Shijojeni magjinë e Jupiterit. Zgjedhjet tuaja duhet të jenë të zgjuara dhe të ekuilibruara. Nuk ka kohë për dramë, zgjeroni fushën e mundësive tuaja dhe do të keni veç se përfitime.
Nëse dëshironi të blini një shtëpi ose të bëni një blerje tjetër të madhe, jeni shumë të favorizuar dhe keni shanse të mira këtë periudhë.