3 shenja që tregojnë se duhet të vendosni kufij të shëndetshëm në marrëdhëniet me njerëzit!

Life style

3 shenja që tregojnë se duhet të vendosni kufij të shëndetshëm në marrëdhëniet me njerëzit!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Ndonjëherë, të thuash jo mund të jetë e vetmja gjë që ndjeni të bëni dhe nuk ka asgjë të keqe te kjo. Kur filloni të mos respektoni kufijtë tuaj, më pas vijnë probleme të tjera. Ja 3 shenja që tregojnë se keni nevojë për të vendosur ca kufij në marrëdhëniet me njerëz të ndryshëm në jetë:

#1 - Jeni vazhdimisht duke prishur planet për të dalë

Nëse shihni se jeni gjatë gjithë kohës "të prenotuar" për të bërë punën e dikujt apo të shkuar diku ku nuk doni, aq sa s'po bëheni dot pjesë e planeve që keni dëshirë të frekuentoni, qartazi ka një problem. Mos thoni "po" për gjithçka, sidomos nëse kjo do cënojë hapësirën tuaj vetjake.

#2 - Jeni gjithmonë të rraskapitur

Kur nuk vendosni kufijtë e duhur, nuk do keni kohë të flini mjaftueshëm. Kjo do të shoqërohet me lodhje dhe cikli do të vazhdojë kështu. Nevojat tuaja kanë me të vërtetë rëndësi dhe kur nuk përqendroheni tek to, do të ndiheni të lodhur jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Ndonjëherë, meritojmë të tregohemi pak egoistë dhe t'i vëmë nevojat tona në radhë të parë.

#3 - Ndiheni të inatosur dhe të irrituar

A e shihni veten të inatosur me shumë njerëz në jetën tuaj? Kjo është ndoshta sepse nuk keni thëën "jo" mjaftueshëm. 

Të mësosh të thuash jo është hapi i parë në rregullimin e këtyre problemeve. Duket sikur fjala "jo" është kaq e egër, është si një fjalë e çuditshme. Ne mendojmë se nëse i themi dikujt jo, është fundi i botës. Sjell ankth, sjell ndjenjë faji. Por nuk duhet të jetë kështu. Kufijtë janë të domosdoshëm dhe këtu përfshihen edhe fëmijët, prindërit, vëllai, motra, partneri apo një mik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat