Në këtë periudhë kur duket se po ecet me hapa të shpejtë drejt rihapjes pas pandemisë, ka pasur një ndryshim të dukshëm në llojet e manikyrëve të shfaqur në Instagram kohët e fundit.
Duket sikur janë zhdukur ngjyrat neutrale dhe nuancat themelore me të cilat femrat shiheshin rëndom në fillim të këtij viti dhe vendin e tyre, e ka zënë një përzierje e artit të bukur të thonjve dhe ngjyrave pastel.
Kështu, shumë “in” është tani manikyri “french” , por jo tamam ai klasiku.
Në fakt ky lloj manikyri vjen në disa variante mjaft interesante, të cilat janë pëlqyer shumë dhe mund të jenë, përse jo, edhe një frymëzim për tjonjtë tuaj “verorë”: