Dërrasën duhet ta pastroni tërësisht pas disa përdorimeve, mirëpo nëse e përdorni për një kohë të gjatë, me siguri duhet të jenë shfaqur njollat në të
Gjithashtu, dërrasa mund të jetë burim i baktereve dhe ne po zbulojmë se si mund ta pastroni nga njollat dhe ta dezinfektoni në mënyrë natyrale.
Ju duhen:
▪ 1 lugë gjelle uthull alkooli
▪ 1 lugë gjelle sodë buke
▪ 1 lugë gjelle kripë deti e trashë
▪ 1/2 limon
Hidhni në dërrasë uthull alkoolike, pastaj sodë buke dhe kripë.
Lëreni përzierjen të qëndrojë në dërrasë për rreth 15 minuta, pastaj merrni gjysmë limoni dhe fërkojeni dërrasën.
Njollat do të zhduken, dhe dërrasa juaj do të jetë plotësisht e pastër.
Ky truk do të ketë efektin më të mirë në pllakat e bardha, por gjithashtu mund ta përdorni për të pastruar edhe pllakat e drurit.