Disa nga gjërat më të këqija që vëllezërit dhe motrat i kanë bërë njëri-tjetrit

Life style

Disa nga gjërat më të këqija që vëllezërit dhe motrat i kanë bërë njëri-tjetrit

Më: 29 maj 2021 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Nëse po ankoheshit për motrën/vëllain tuaj, hidhini një sy historive më poshtë…

1.”Ndërroi ilaçet e babit me aspirinën. Direkt pasi ai kishte dalë nga operacioni i zemrës.”

2.”Ai theu telefonin nga nervat sepse prindërit nuk i dhanë para për cigare dhe birra. Ishte 36-vjeç atë kohë.”

3.”Ajo u shtir sikur ishte shtatzënë, fiks një natë para ditëlindjes sime të 21-të dhe provimeve përfundimtare të motrës së madhe. Donte vëmendje!”

4.”Zbulova se im vëlla dhe gruaja e tij nuk ishin ndarë as pas divorcit. Kishte një vit që na kishte thënë të gjithëve për ndarjen dhe ajo s’dinte asgjë derisa një ditë padashje i thashë diçka asaj që u zbulua.”

5.”Vëllai im postoi në Facebook një status ku shkruante se nëna jonë kishte ndërruar jetë. Vetëm për të marrë ca dreq like-sh. Ajo ishte sëmurë, por s’kidhte vdekur. Kur e pashë m’u desh ta zgjoja të tmerruar nga gjumi për të qetësuar kushërinjtë dhe miqtë që ishin shqetësuar nga lajmi. Kur i thashë atij, më tha se e kanë keqkuptuar statusin.”

6.”Motra ime e vogël mori timonin ndërkohë që i jepja makinës dhe desh u përplasëm. E pyeta pse e bëri dhe më tha se donte të shihte reagimin tim.”

7.”Ai krijoi varësi ndaj heroinës dhe mua mu desh të adoptoja fëmijët e tij.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat