Pse çdo ditëlindje e fëmijëve duhet festuar, sipas studimeve

Life style

Pse çdo ditëlindje e fëmijëve duhet festuar, sipas studimeve

Më: 29 maj 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Ideja e një feste ditëlindjeje ka evoluar. Ditët e sotme, festat kanë një temë, mbi 50 te ftuar, tavolina të personalizuara dhe dekorime të shtrenjta që në fund përfundojnë në plehra. Megjithatë, Dr. Jacqueline Woolley mbron rëndësinë e festimit të ditëlindjeve të fëmijëve, në çfarëdo mënyre, edhe pa dekoret madhështore apo shpenzimet shumë të mëdha!

Mjekja kreu një studim me 99 fëmijë mes moshave 3-5 vjeç. Procedura ishte e thjeshtë: Të gjithë u paraqitën me të njëjtin skenar: 3 fëmijë 2-vjeçarë ishin gati të mbushnin 3 vjeç. Fëmijë i parë do ta festonte ditëlindjen, fëmija i dytë jo dhe fëmija i tretë do rë kishte një festë me dy pjesë. Vullnetarëve (fëmijëve) më pas iu kërkua të tregonin sa vjeç do të ishte secili fëmijë. Rezultatet zbuluan se shumë prej tyre thanë se ai që nuk kishte bërë një festë do të ishte akoma 2 vjeç dhe ata gjithashtu u përgjigjën se ai që kishte 2 festa do të ishte 4 vjeç.

Më shumë se matematikë...

Testet e Dr. Jacqueline zbuluan se për fëmijët e vegjël përvoja vjetore e ndryshimit nga një “kohë” në një tjetër ka rëndësi të madhe. Ajo beson se nëse për një 4-vjeçar, qëllimi i festës është që ai të bëjë 5 vjeç, atëherë është pikërisht festa ajo që vlen për të. Prindërit duhet të marrin parasysh këto avantazhe që vijnë me të festuarit e ditëlindjes së fëmijëve çdo vit:

- Ata rrisin vetëbesimin e tyre

- Forcojnë lidhjet familjare

- Krijojnë marrëdhënie sociale

- Krijojnë kujtime pozitive

- Ndihmojnë fëmijët të kenë një perceptim të kohës

Kuptoni se festa nuk ka pse të jetë diçka madhështore. Shpesh, prindërit ndihen nën presion për të festuar ditëlindjen e fëmijës së tyre. Edhe fryrja e një qiriu dhe ngrënia e një torte mund të jetë një festë më vete. Ajo që është më e rëndësishme nuk është torta më e sofistikuar dhe as dhurata më e shtrenjtë e dyqanit, por ngrohtësia e mjedisit në të cilin fëmija ndihet i përfshirë, i sigurt dhe i respektuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat