Betohemi se nuk do të zgjedhim më një partner me atë karakter dhe pastaj, s’kalon shumë dhe ja ku biem përsërinë të njëjtin kurth.
Po pse përsërisim gjithmonë të njëjtat gabime në dashuri?
“Kurrë më me një burrë xheloz!”; “Kurrë më me një grua ankthioze!”.
Dhe ja ku jemi, disa muaj më vonë, përsëri të angazhuar me burra posesivë dhe gra neurotike.
Atëherë lind pyetja: Pse dashurohemi gjithmonë me të njëjtin tip partneri?
Në dashuri, kurset dhe rekurset historike duken norma dhe kjo pavarësisht nga marrëdhëniet e dështuara, lotët dhe kokoshkat e konsumuar para komedive romantike.
Të gjithë e pranojnë në një moment të caktuar se jemi të prirur të përsërisim vazhdimisht të njëjtat gabime. Por pse ndodh kjo?
Dashurohemi gjithmonë me të njëjtin tip
Një “stop” i rëndësishëm: Thuajini jo, ndjenjave të fajit.Secili prej nesh ka të drejtën e shenjtë për të bërë gabime, veçanërisht në dashuri.
Përsëritja e modeleve tuaja të sjelljes, sa herë që filloni një marrëdhënie të re, është një dinamikë më se e kuptueshme, që fsheh disa shpjegime.
Të parën e njohin dhe e thonë të gjithë menjëherë: “të njëjtët tërhiqen”.
Nuk është partneri që është gjithmonë i njëjtë, por jemi ne që nuk ndryshojmë dhe jemi përherë të njëjtët. Si pasojë zgjedhim të njëjtin lloj personi, atë që ne e perceptojmë si të ngjashëm me ne.
Kësaj i shtohet edhe rezultati i një studimi të quajtur ” German Family Panel ” i vitit 2008, që përfshinte çifte dhe familje të grup-moshave të ndryshme.
“Shkalla e koherencës midis një marrëdhënieje dhe një tjetre sugjeron që secili prej nesh mund të ketë në të vërtetë një ‘tip’ ideal”, thotë një nga autorët.
“Edhe pse të dhënat tona nuk sqarojnë pse partnerët tanë shfaqin personalitete të ngjashme, është interesante të theksohet se u gjetën ngjashmëri me partnerin e mëparshëm mbi dhe përtej ngjashmërisë me veten tonë”.
Pse? Për shkak se kjo na bën të ndihemi menjëherë të qetë, na jep idenë e njohjes së personit të ri më mirë dhe na gënjen mendja gjithashtu se mund të sillemi më mirë, duke transferuar atë që kemi mësuar në një marrëdhënie të mëparshme në këtë të renë.
Por a është vërtet kështu? Ndonjëherë po, por në më të shumtën e rasteve, zona e rehatisë thjesht na mashtron.