Bojëkuqi i zgjedhur në mënyrën e duhur thekson fytyrën tuaj, krijon iluzionin e hijeve dhe kështu formon konturën dhe ju bën të dukeni më të rreja në moshë. "Allure" sjell disa këshilla rreth asaj se cilat nuanca shkojnë me lëkurën e ndritshme, të mesme, të ullinjtë apo të errët
LËKURË TË NDRITSHME:
Kjo është shumë e saktë, sepse lëkura e ndritshme vetvetiu ka ton rozë, prandaj të gjitha bashkë duken shumë natyrale. Pos kësaj, mund të përcaktoheni edhe për zgjedhje universale, e ky është bujëkuq me ngjyrë pjeshkë. Kjo nuancë duket mirë pothuajse në secilën fytyrë, e sidomos u sugjerohet atyre që kanë tone paska në të verdhë. Për dukje dramatike gjatë natës zgjidhni ngjyrën e kumbullës, por bojëkuqi duhet të jetë në krem ose gur dhe atë për një ose dy nuanca më të errëta se ngjyra natyrale e buzëve.
ME TON TË MESËM TË FYTYRËS SHKOJNË NGJYRA E KAJSISË DHE JARGAVANIT
Tonet e mesme të fytyrës shpeshherë janë të ngrohta, kështu që ka nevojë vetëm për pak shtytje shtesë. Sugjerohet ngjyra e kajsisë, e cila anon kah e portokallta. Në këtë fytyrë kjo nuancë duket sidomos e butë dhe e freskët. Nëse dëshironi diçka më ndryshe, vendosni për jargavan. Duket e pasur dhe kësaj ngjyre të lëkurës i dhuron thellësi. Nëse një bojëkuq të tillë e kombinoni me hije dhe buzëkuq të së njëjtës nuancë, do të arrini efekt bombardues.
NGJYRA E BRONZTË EDHE NGJYRA E BUZËKUQIT I KANË HIJE FYTYRËS ME TEN TË ULLINJTË
Zgjedhja e bojëkuqit për një lëkurë si kjo mund të jetë detyrë, marrë parasysh në tonet e gjelbra natyrale, prandaj gjithmonë zgjidhni nuancat e ngrohta. Nuanca e ngrohtë e pjeshkës fytyrës me ten të ullinjtë i jep shkëlqimin e duhur, por bojëkuqi le të jetë në krem. Bojëkuqi i bronztë paraqet dobi të trefishta për fytyrën me ten të ullinjtë: Me to fytyra duket më e ngrohtë, më e lumtur, sidomos nëse i vendosni në thellësinë e faqeve.