Keni qenë ndonjëherë në një dasmë dhe keni menduar: Hmm...diçka këtu nuk shkon? Shpresojmë që jo. Sidoqoftë, njerëzit më poshtë nuk mund të thonë të njëjtën gjë.
1. Njerku im dikur këndonte me grupin e tij në dasma. Ai më tha se në një dasmë dhëndri ngrihet dhe thotë se "nusja duhet ta bëjë vallëzimin e parë me shoqëruesin e dhëndrit, meqë paskan kohë që shkojnë bashkë". Më pas, dhëndri u largua dhe nusja kërceu vërtetë me shokun e tij.
2. Unë isha vajzave e luleve në një martesë, kur isha 6 vjeç. Më kujtohet si tani kur dhëndri u çua, pa të ftuarit dhe tha: "Nuk dua ta puth". Të gjithë menduan se po bënte shaka, por jo. Martesa zgjati më pak se një vit.
3. Në darkën e pritjes, një shoqëruese e nuses e dehur u ngrit dhe dha një dolli duke njoftuar se ajo dhe nusja ishin lidhur në festën e beqarisë një ditë para dasmës dhe se duhej të ishte ajo që martohej me nusen. Dhëndri u ul i ngrirë me gotën gjysmë lart. Pastaj, babai i nuses u ngrit dhe dha dolli sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Dhëndri u largua më herët. Martesa nuk zgjati."
4. Dhëndri ishte aq tapë, sa mezi po qëndronte për zotimet e tij. Pastaj u zu me nusen.
5. Në dasmën time, teksa do të thoshim "Po", u dëgjuan ca stuhi dhe vetëtima në qiell, kështu që e ripërsëritëm procesin. Ndoshta ishte shenjë sepse 5 muaj më vonë, zbulova që ajo më kishte tradhtuar përpara se të martoheshim.
6. Menjëherë pas ceremonisë, dhëndri i njoftoi të gjithë, përfshirë edhe nusen e tij, se do të shkonte në ushtri.
7. Dhëndri përpiqej ta puthte nusen gjatë vallëzimit të tyre të parë, dhe ajo vazhdimisht e shmangte. Ata u divorcuan brenda vitit të parë.
8. Rreth një orë para dasmës së saj, kushërira më tha "se dasma e saj e ardhshme nuk do të ishte kaq e madhe dhe e komplikuar". Ajo kishte të drejtë. Dasma e saj e dytë ishte shumë e vogël.
9. Nusja u deh dhe filloi të bërtiste se sa shumë i urrente vjehrrit e saj, të cilët sigurisht që ishin aty.
10. Nusja u paraqit vonë në dasmën e saj, duke qarë. Martesa zgjati mbase gjashtë muaj.
11. Në dhomën e burrave, unë dëgjova dhëndrin duke u thënë miqve të tij se sa i ngazëllyer ishte ai për destinacionin e muajit të mjaltit sepse atje do të kishte shumë gra seksi.
12. Nusja doli me shoqet direkt pas dasme. U desh ta shoqëroja unë dhëndrin për në shtëpi.
13. Edhe kur isha fëmijë, unë e dija që martesa s'do funksiononte kur prifti tha: "Mund ta puthni nusen" dhe nusja u kthye në mënyrë që puthja e dhëndrit të binte në faqe.
14. Nusja u paraqit 45 minuta me vonesë në dasmën e saj. Divorci është problematik dhe po vazhdon ende.
15. Në dasmën e një mikeshe, ajo dhe dhëndri ecën në korridorin e ceremonisë me këngën "Highëay to Hell" - "Rruga drejt ferrit". U divorcuan dy muaj më vonë.