Eshtë e rëndësishme të kemi këmbë të buta, lëkurë të lëmuar bebesh dhe sigurisht thonj estetikisht të bukur.
Për të gjitha këto nuk është e thënë të shpenzoni shifra të frikshme për një trajtim, thjesht të duhet pak kohë dhe dëshirë.
Anullojeni takimin dhe mbani shënim këshillat më poshtë:
1- Kërko gjithmonë për një palë këpucë të rehatshme. S'i zëvendëson asgjë.
2- Lajini çdo mbrëmje me ujë të ngrohtë.
3- Një herë në javë, futuni këmbët në një vaskë/govatë me ujë ku më parë keni hedhur kripë.
4- Masazhojini me pak vaj ulliri të bashkuar me kripë.
5- Blini vajra aromatikë dhe bimore të paktën 1 herë në muaj për t'i relaksuar.
6- Thonjtë mbajini të rregullt dhe mos kurseni për t'i bërë në estetikë.