5 qershori është Dita Botërore e Mjedisit dhe çdo vit shënohet me aktivitete të ndryshme për vetëdijesimin e njerëzve në ruajtjen e ambientit.
Arkitekti, Nilanjan Bhowal, në këtë ditë të veçantë ndanë disa këshilla se si duhet të ndërtohet një shtëpi e “gjelbër” për ta ruajtur ambientin, Indian Express.
“Nuk ka një standard të vetëm për të ndërtuar një shtëpi të gjelbër, nëse është projektuar duke mbajtur parasysh disa faktorë kur ndërtohet”, tha arkitekti.
Këto janë disa nga këshillat e arkitektit Nilanjan Bhowal për një shtëpi të “gjelbër”:
Menaxhimi i elementeve natyrore, kryesisht dielli dhe tiparet e erës, ndihmojnë në krijimin e një shtëpie që ka karakteristika të mira orientuese.
Numri maksimal i dritareve duhet të vendoset në anën veriore të fasadës për të sjellë dritë natyrore dhe për të zvogëluar shkëlqimin e dritës.
Xham i dyfishtë me performancë të lartë për izolim ndihmon në mbajtjen e shtëpisë më të freskët gjatë verës dhe më të ngrohtë në dimër.
Përdorimi i materialeve të qëndrueshme siç është druri mund të ndihmojë në mbajtjen e mjedisit jeshil.
Gjithashtu kornizat e dyerve të drurit të hequra nga ndërtesa pas prishjes së një ndërtese të vjetër, mund të riciklohen dhe të ripërdoren.