Me disa gjëra e mbushim makinën larëse çdo ditë, ndërsa për disa harrojmë që do të duhej larë
Kryesisht ne lajmë peshqirë, sutjena, kapele, ndërsa disa gjëra – jastëkët e divanit, perdet e dushit, jorganët bien lehtësisht në kategorinë “kurrë”.
Shihni listën e asaj që duhet të lani pas një dite veshjeje ose përdorimi, çfarë pas një jave, dhe çfarë të paktën çdo tre muaj.
Pas një dite
Brekët
Kanotierat
Bluzat
Leckat e kuzhinës
Peshqirët e kuzhinës
Dorezat, etj. për larjen e trupit.
Pas tri ditësh
Pizhamet
Peshqirët e banjës
Sutjenat
Fundet
Pulovrat
Xhinset
Çantat e pëlhurës/lirit
Pas një jave
Çarçafët
Tepihët e banjës
Pas një muaji
Kapelat, shallet dhe dorezat
Bade-manteli
Mbulesa mbrojtëse e dyshekut
Jastëkët (ose mbulesat për to) e divanit
Batanijet e divanit
Çdo 3 muaj
Perde dushi plastike
Mbulesë dekorative divani
Veshje të jashtme (xhaketa, pallto)
Çdo 6 muaj
Jastëkët
Jorganët.