Nuk ka qenë një vit i lehtë, prandaj nuk ju vëmë faj nëse ju kanë shteruar idetë për takimin e radhës, nëse ndiheni pak dembelë, nuk dini si të organizoni ditën etj. Megjithatë, nëse keni gjetur dikë për të cilin po tregoni interes, ose jeni në një lidhje – nuk do bënit keq po të merrnit pak iniciativë dhe ta planifikonit ju takimin e radhës! Mos u frikësoni, asgjë e jashtëzakonshme, thjesht një sërë idesh të thjeshta dhe origjinale, që ndoshta nuk ju kishin shkuar në mendje.
#1 – Luani “strip poker”: Si poker normal (të cilin ju mund ta sajoni me çfarë letrash e gurësh të keni në shtëpi), por sa herë që humbni duhet të hiqni një nga gjërat që keni veshur.
#2 – Një luftë me pistoleta uji, tullumbace të mbushura me ujë – Këtu mund të ftoni dhe miqtë t’ju bashkohen.
#3 - Provoni kombinime të çuditshme ushqimesh dhe filmonik reagimet. Mund t’i mbyllni sytë njëri-tjetrit dhe ata duhet të gjejnë se çfarë hëngrën.
#4 – Kaloni një ditë nudo. Vetëm ju të dy, lakuriq, gjithë ditën. Kaq!
#5 – Luani lojëra VR (Virtual Reality) bashkë.
#6 – Dhuroni gjak ose bëni diçka tjetër vullnetare, bashkë.
#7 – Bëni një film amator – me skenar të shkurtër, xhirime iPhone-i etj.
#8 – Lexoni artikuj seksi dhe pozicionesh seksi bashkë. Më pas, mësoni prej tyre...
#9 – Bëni maska fytyre bashkë.
#10 – Ecni me makinë drejt askundit. Humbisni diku vetëm ju të dy!
#11 – Bëni video TikTok-u bashkë.
#12 – Rimodeloni shtëpinë ose rinovoni një mobilje të vjetër.
#13 – Viziton disa mobileri për të krijuar një ide se si do duket shtëpia juaj e ardhshme.
#14 – Bëjini një shaka (prank) një të afërmi ose miku të përbashkët.
#16 – Shkruajini letra dashurie njëri-tjetrit dhe më pas lexojini me zë ose vendosni t’i lexoni kur të jeni mërzitur apo të jeni me nerva me njëri-tjetrin.
#17 – Blini një mikrofon amatoresk dhe bëni karaoke.
#18 – Luani me role sikur jeni dy të huaj në një bar.
#19 – Bëni teste online me pyetje për njëri-tjetrin.
e legjitimitetit, demokracisë dhe përmes tyre ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët.