Teknika 4-2-4 nga Azia ju ndihmon të keni një lëkurë perfekte të fytyrës

Life style

Teknika 4-2-4 nga Azia ju ndihmon të keni një lëkurë perfekte të fytyrës

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Teknika 4-2-4 është një teknikë shumë e famshme e traditës aziatike. Jo më kot gratë nuk ju ka ndodhur të shihni një grua koreane/japonenze me lëkurë jo perfekte.

Po çfarë është teknika 4-2-4? Eshtë një lloj sistemi që nis me vaj dhe një masazhim të fytyrës për 4 minuta. Pas kësaj, fytyra lahet me larësin dhe masazhohet për 2 minuta të tjera për të mos mbetur shenja të vajit. Hapi i fundit është shpëlarja me ujë, për plot 4 minuta.

Ky 4 minutësh duket përjetësisht i gjatë, por është hapi më i rëndësishëm. Nuk keni pse ta bëni çdo natë për të parë rezultate. Katër herë në javë do të ishte e mjaftueshme. Nëse aplikoni mbi lëkurë këtë teknikë, s’keni pse ta lani fytyrën kur zgjoheni të nesërmen në mëngjes.

Çfarë duhet të bëni ju? – Merrni një vaj esencial (bajameje, kokosi, etj) dhe filloni të masazhoni fytyrën për 4 minuta. Për dy minuta të tjera shkumoni fytyrën dhe masazhojeni për të hequr vajin plotësisht. Shpëlani fytyrën për 4 minuta. Fillojeni me ujë të ngrohtë dhe në fund me ujë të ftohtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat