Si t’i eliminoni rrudhat poshtë syve përmes metodave japoneze?

Life style

Si t’i eliminoni rrudhat poshtë syve përmes metodave japoneze?

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Me kalimin e viteve, lëkura juaj fillon të ndryshojë dhe shfaqen rrudhat në zona të ndryshme të fytyrës.

Por, ekzistojnë disa metoda të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin apo pakësimin e rrudhave që shfaqen në fytyrë, sidomos te pjesa e syve, shkruan Brightside.

“Shiatsu” është një nga masazhet më të thjeshta që mund t’i bëni vetes dhe mund të sjellë përfitime të mëdha. Efektet e tij besohet të jenë parandaluese dhe përmirësuese për ta bërë lëkurën në fytyrën tuaj të duket më e re, kjo mund t’ju befasojë se sa efektive është.

Si të shpëtoni nga rrudhat nën sytë tuaj?

Lëkura nën sy është shumë e hollë, që do të thotë se është më e lehtë që të rrudhoset dhe plaket më shpejt, se pjesa tjetër e lëkurës në trupat tanë. Fatmirësisht, “Shiatsu” mund të ju ndihmojë të rinovoni këtë zonë dhe ta bëni lëkurën të duket shumë më e re.

Lëvizja: Shtypni lehtë 3 pikat.

Image

Koha dhe përsëritjet: Mbani gishtat aty për 10 sekonda, pastaj lëshojini. Përsëriteni ushtrimin dy herë.

Si të hiqni pjesën e fryrë poshtë syve tuaj?

Të gjithë e dini se si duket fryrja nën sy, sepse ndoshta të gjithë e keni provuar në një moment. Epo, “Shiatsu” ka një mënyrë për ta rregulluar atë edhe për ju, kështu që nuk duhet të dukeni më të vjetër se sa jeni në të vërtetë.

Ajo që duhet të bëni është të vendosni gishtat tregues në cepat e brendshëm të syve. Nga atje, ju duhet të bëni lëvizje, duke ndjekur konturin, siç tregohet më lart, derisa të arrini në cepat e jashtëm të syve. Thjesht përpiquni të mos e shtrini ose lëvizni lëkurën tuaj. Pas mbarimit të ushtrimit, vendosni gishtërinjtë tuaj tregues dhe të mesëm në pikat e brendshme dhe të jashtme të syve tuaj dhe shtypni lehtë ato.

Image

Lëvizja: Ndiqni konturin me gishta. Pastaj shtypni lehtë në të dy anët e brendshme dhe të jashtme të syve tuaj.

Koha dhe përsëritjet: Bëni të gjitha këto hapa tre herë për tre sekonda secila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat