Keni një apo më shumë vëllezër e motra, apo jeni fëmijë i vetëm? Gjeni se çfarë tregon për shëndetin e zemrës numri i motrave dhe vëllezërve që keni.
Një studim i ri i botuara në revistën Open BMJ, tregon se numri i vëllezërve dhe motrave ndikon në shëndetin e zemrës së një individi.
Hulumtuesit studiuan të dhëna nga Regjistri Suedez i Multi-Generation për 1.36 milionë burra dhe 1.32 milionë gra të lindura midis viteve 1932 dhe 1960, si dhe të dhëna mbi sëmundjet fatale dhe jo-kardiovaskulare dhe koronare të zemrës.
Analiza treguan se fëmijët e parë (e mëdhenj) të familjes kishin rrezik më të ulët për sëmundje koronare jo-fatale të zemrës dhe goditje të tilla si sulme në zemër dhe goditje në tru.
Por nga ana tjetër, si për djemtë ashtu edhe për vajzat rreziku i vdekjes ishte më i lartë për fëmijët e mëdhenj të familjes, krahasuar me fëmijët e dytë të familjes.
Studiuesit shpjeguan se ky është vetëm një studim vëzhgimi që nuk çon në ndonjë shkak dhe se do të bëhen më shumë kërkime në të ardhmen, duke u përqëndruar në mekanizmat biologjikë ose socialë përgjegjës për korrelacionet e mësipërme, që do të konfirmojnë dhe justifikojnë gjetjet e tyre.
Një mangësi e studimit është mungesa e të dhënave për aspektet e jetës së përditshme, që ndikojnë në shëndet, të tilla si dieta, indeksi i masës trupore dhe pirja e duhanit dhe faktorë të tillë si sfondi socio-ekonomik, mbipesha, diabeti, ose sëmundja kronike e mushkërive obstruktive (COPD) , alkoolizmi dhe mosfunksionimi i mëlçisë. Për më tepër, gjetjet e hulumtuesve binin ndesh me kërkimet e mëparshme.