Ndonjëherë njerëzit bëjnë pyetje që dashje pa dashje të vendosin në situatë të sikletshme. Janë ato pyetjet që ti ngec sepse nuk di çfarë përgjigje t'ju japësh dhe thjesht s'je rehat! Si të veproni herën tjetër sa herë t'ju pyesin "kur do martohesh?"
1. Kthe përgjigje me një pyetje paralele
Pyetjet personale jo vetëm që janë të sikletshme, por edhe fyese në të njëjtën kohë. Në vend që të filloni të mbroheni, justifikoheni dhe ta ktheni bisedën në pasivo-agresive, bëji të njëjtë pyetje. Ndoshta kështu e kuptojnë që vendime të tilla janë komplet personale dhe s'i përkasin askujt.
2. Ji i drejtpërdrejt edhe nëse dukesh i pasjellshëm
Thuaji që një pyetje e tillë është komplet pa vend. Dikush duhet ta bëjë që personi të mos e përsërisë herë tjetër.
3. Pyetini nëse është kaq e rëndësishme për ta ta marrin vesh
Mbani një ton miqësor, por pyetjen bëjani duke i parë në sy. Të paktën do kuptoni qëllimin e vërtet ose thjesht do t'i vini në siklet.
4. Jep një këshillë në vend që të përgjigjesh
Ktheje bisedën në forme të përgjithshme. Mos jep detaje për ndarjen, por sugjeroji disa këshilla të përgjithshme, bazuar nga mësimi që nxore vetë.
5. Shmang pyetjen
Në vend që të përgjigjesh, tregohu diplomate dhe bëji një kompliment.