Gucci ka prodhuar një palë sandale prej gome të cilat i ka hedhur në treg me një çmim goxha të kripur, 338 euro.
Por prapë ato po bëjnë namin për shkak të marketingut në rrjetet sociale.
Me dizajnin e Crocs, në ngjyra të bardha, lejla, të zeza, të kuqe, jeshile ose blu për burrat, të veçantën e kanë sigurisht tek logoja e markës.
Monogrami shfaqet si një motiv i prerë në majë të sandaleve.
Sigurisht nuk kanë munguar as komentet qesharake nga ana e fansave, por gara e fashionisteve ka filluar.
Nuk ka plazh këtë verë pa Gucci crocs!