Thinjat e parakohshme mund të jenë një problem shqetësues për shumë njerëz. Përdorimi i produkteve për flokët nuk është një alternativë e mirë për shkak të kimikateve të dëmshme që përmbajnë, dhe për këtë arsye njerëzit po kthehen tek zgjidhjet natyrale.
Gjethet e kerrit
Janë një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar thinjat e parakohshme, pasi përmbajnë antioksidantë, hekur, vitamina dhe minerale të dobishme. Mund t’i përdorni si një ekstrakt të përzier me vaj kokosi për flokët.
Shtesa ushqimore
Thinja e parakohshme tregon se trupi ka nevojë për më shumë lëndë ushqyese. Studimet kanë treguar se nivelet e ulëta B12, B7, acidit folik dhe D3 mund të krijojnë thinjat e parakohshme.
Ushqime të pasura me katalazë
Patatet e ëmbla, karotat dhe kërpudhat janë vetëm disa nga ushqimet që mund t’ju ndihmojnë në parandalimin e thinjave të parakohshme. Ata kanë nivele të larta të katalazës, e cila mbron pigmentin e flokëve.
Çaji jeshil
Kur bëhet fjalë për kujdesin për flokët, antioksidantët janë të rëndësishëm sepse mbrojnë nga radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet e diellit dhe ndotja e ajrit. Konsumi i çajit jeshil mund ta ndihmojë trupin të luftojë efektet e radikaleve të lira.
Çokollatë e zezë
Ushqimet që përmbajnë bakër janë shumë të dobishme në parandalimin e thinjave. Çokollata e zezë përmban gjithashtu bakër, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në pigmentimin e flokëve.
Vaj bajame i ëmbël
Bajamet janë të pasura me vitamina E dhe A. Bërja e një masazhi të rregullt tek flokët me këtë vaj pas një dushi mund të parandalojë thinjen duke i mbrojtur nga oksidantët dhe radikalet e lira.
Çaji i zi
Mund t’i shpërlani flokët me çaj të zi. Me kalimin e kohës, taninet në çaj errësojnë flokët gri pa shkaktuar dëmtime. Përsëriteni derisa flokët të errësohen mjaftueshëm.
Kafe e zezë
Kafja është një mundësi e mirë për të errësuar flokët. Përzieni kafen me pak zbutës flokësh dhe mbajeni në kokë për 1 orë.