Thinjat zakonisht shfaqen në një moshë të avancuar, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të shfaqen në një moshë më të re. Ndërsa plakemi, humbasin melaninën që i jep ngjyrë flokëve duke bërë që të shfaqen thinjat, por kjo nuk është e vetmja arsye.
Trashëgimia
Trupi juaj është “programuar” gjenetikisht për t’u thinjur më herët dhe nuk mund të bëni asgjë.
Stresi
Stresi shkatërron gjithçka në rrugën e tij, përfshirë edhe ngjyrën e flokëve. Sipas studimeve, rritja e stresit shoqërohet, në shumë raste me shtimin e thinjave.
Sëmundjet autoimune
Këto sëmundje e bëjnë trupin t’i shpallë “luftë” vetes dhe një ndër pasojat është dhe melanina.
Tiroidja
Ndryshimet hormonale që ndodhin si rezultat i hipertireozës ose hipotiroidizmit ndikojnë në prodhimin e melaninës në trupin tonë. Prandaj, papritmas do të vini re se po thinjeni.
Mungesa e vitaminës B12
Mungesa e kësaj vitamine lidhet pazgjidhshmërisht me cilësinë e dobët të flokëve, por edhe me shtimin e thinjave. B12 është thelbësore për shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat sjellin oksigjen në lëkurë dhe flokët tuaj.
Pirja e duhanit
Sipas studimeve, duhanpirësit janë të predispozuar të thinjen më shpesht sesa ata që nuk pinë.
Atëherë, çfarë mund të bësh?
Nëse shkak i thinjave është trashëgimia, atëherë fatkeqësisht nuk mund të bëni asgjë. Nëse dyshoni se keni një sëmundje autoimune, ka disa trajtime që parandalojnë thinjat. Lidhur me stresin, vitaminën B12 dhe pirjen e duhanit, nëse bëni gjithçka siç duhet, jo vetëm që mund të ndaloni zbardhjen e flokëve, por gjithashtu mund të riktheni ngjyrën e tyre.