Nëse ka një ushtrim që ndikon te disa muskuj njëkohësisht është plank. Më i lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë.
Shona Vertue, një trajnere fitness-i dhe mësuese yoga me mijëra ndjekës dhe tepër e njohur në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan në një artikull për Guardian se ushtrimi i njohur si plank ndikon te të gjithë muskujt në pjesën e poshtme të shpinës dhe është shumë i rëndësishëm për këdo që punon ulur.
SHONA VERTUE
Shona thekson se plank ndikon te të gjithë muskujt e barkut, por gjithashtu punon me këmbët, vithet dhe shpatullat. Çelësi është që t’i mbani ijet në një drejtim me pjesën tjetër të trupit – të mos i ulni shumë poshtë ose t’i ngrini sipër.
Ja si ta bëni hap pas hapi:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/12/auto_-785-0-60c46c55b7aea1623487870.jpg)