Uji i kokosit është i pasur me vitamina, lëndë ushqyese dhe antioksidantë. Në e krahasojmë me ujin e zakonshëm, uji i kokosit është një zgjedhje më e shëndetshme pasi përmban vitamina dhe elektrolite që nuk gjenden në ujin e rubinetit.
Në fakt, uji që vjen nga arra e kokosit thuhet se forcon sistemin imunitar, ka veti anti-plakje dhe rrit funksionimin e zemrës.
Shihni më poshtë disa nga përfitimet e konsumimit të ujit të kokosit:
Ndihmon në humbjen e peshës
Ndihmon në pastrimin e lëkurës
Është një alternativë e mirë për pijet energjike
Lufton dhimbjen e kokës
Ul presionin e gjakut
Përmirëson funksionin e tretjes
Përmban aminoacide.