Ka disa sjellje që duhet t'i kopjojmë nga burrat. E keni vënë re që ndonjëherë jeta e partnerit tënd duket më e thjeshtë se e juaja? Mund të mësojmë prej tyre më shumë nga ç'mendoni prandaj hidhini një sy karakteristikave më poshtë:
1. Kur shihen në pasqyrë, ata kërkojnë për të bukurën
Nuk merren me çdo detaj dhe të hiperbolizojnë peshën e tyre, siç bëjnë gratë. Përkundrazi, para tyre shohin muskujt më të bukur që kanë ëndërruar ndonjëherë.
2. I pranojnë dhe përshtaten me ndarjet në mënyrë tjetër
Jo se e kanë më të thjeshtë, por kanë një qasje tjetër ndaj ndarjeve. Shumica refuzon të mbyllet në shtëpi, të flasë me shokët duke qarë në telefon apo të bëjë grevë urie. Zemrën e thyer përpiqen ta shërojnë me ndonjë gotë, apo duke luajtur.
3. Praktikojnë teorinë "më pak është më shumë"
Dhe bëjnë kaq mirë! I mjafojnë gjërat bazike për të kryer funksionet e nevojshme. Kështu e çlirojnë veten nga lloj lloj dilemash që stërmundojnë vajzat. Sigurisht që janë të organizuar sepse kanë vetëm 3 gjëra në tualet.
4. Rrobat i shohin thjesht si rroba
Ata kanë diçka për të veshur dhe nëse në garderobë kanë vetëm 3 bluze. Nuk kanë frikë ta përsërisin të njëjtin kombinim disa herë dhe janë të sigurtë me çfarë pëlqejnë. Bëjeni si burrat.
5. E kanë të qartë që në vendin e punës opinionet nuk janë fare personale.
Ndonjëherë, gratë stepen për të dhënë mendimin e tyre nga frika e marrjes personale nga personi përballë. Burrat s'e kanë frikën e paragjykimit dhe e kanë të qartë në mendjen e tyre kufijtë mes profesionales dhe personales.
6. Gjejnë forcë tek heshtja
Ekspertët thonë se heshtja tregon më shumë sesa "heshtje". Kur shohim një burrë të heshtur ne e perceptojmë direkt si të fortë, dominant dhe të qetë. Në fakt, ata thjesht s'flasin për të mos mbushur ajrin me fjalë të kota, ndërkohë që kërkojnë përgjigje dhe zgjidhje në mendjen e tyre.