Djersitja mund të kontribuojë në krijimin e një lloji specifik puçrrash që zakonisht i përshkruajmë si puçrra djerse. Kombinimi i djersës, nxehtësisë dhe fërkimit mund të çojë në poret e bllokuara. Përveç kësaj, djersa në lëkurë mund të mbajë në vend bakteret që shkaktojnë puçrra.
Si t’i trajtoni puçrrat e shkaktuara nga djersitja?
-Lani butësisht (mos e fërkoni) zonën dy herë në ditë.
-Përdorni produkte pa vaj me një përbërje të veçantë që nuk shkaktojnë puçrra.
-Mos i prekni dhe mos i shtypni puçrrat.
-Përdorni ilaçe për puçrra fytyre.
-Lani rrobat, çarçafët ose jastëkët që prekin lëkurën tuaj.
Si t’i parandaloni?
-Mbani një rutinë të rregullt të trajtimit të akneve duke larë fytyrën me produktet e duhura.
-Pas djersitjes, bëni një dush me sapun antibakterial.
-Lani rrobat rregullisht.
-Shmangni veshjet dhe aksesorët e ngushtë.