Psikologët klinikë sugjerojnë t'i bëni vetes 5 pyetje të thjeshta që mund të jenë (ose jo) qendra e një marrëdhënieje të mirë.
1) A mund të flisni ballë për ballë - jo vetëm të komunikoni duke dërguar mesazhe - dhe ta kaloni kohën çdo ditë kështu? Disa psikologë thonë se klientët e tyre flasin me partnerët live, pa ndërprerje nga ekranet e telefonave vetëm 28 minuta në javë. 4 minuta në ditë!
2) A mund të zgjidhni një problem, të zgjidhni konflikte dhe si pasojë, të mos mbani inat? Sigurisht që do ketë konflikte, por për çdo herë që këto konflikte nuk kanë zgjidhje - marrëdhënia bën një hap pas.
3) A keni ngecur duke besuar "kjo marrëdhënie do të ishte e shkëlqyeshme ... nëse/vetëm/por ..."? ("Marrëdhënia ime do të ishte e shkëlqyer nëse ai do të kishte një punë, nëse nuk do të ishte i dehur kaq shpesh etj.) A po prisni që partneri juaj të ndryshojë dhe ka disa gjëra që ju shqetësojnë? Mos harroni, ju bëni zgjedhje dhe jetoni me to. Zgjidhni me bindje.
4) A e dini se çfarë është ajo që partneri juaj vlerëson për ju? A ju njohin ata më shumë se çdokush tjetër? Këto pyetje janë përtej fizikut apo asaj që vishni. Përgjigjet duhet të jenë pasqyrim i cilësive të brendshme si ndjeshmëria, dhembshuria, sensi i humorit etj.
5) A trajtoheni nga ai në një mënyrë të qëndrueshme? Kjo pyetje mund t'ju duket e çuditshme, por shpeshherë marrëdhëniet janë të mira - me raste. Ju jeni mirë herë pas here, pa patur një lloj qëndrueshmërie në lumturinë tuaj. Kjo mund të jetë zhgënjyese dhe t'ju lëndojë në planin afatgjatë.