Xhinset kanë qenë historikisht trend dhe kurrë nuk do zbresin nga maja e piramidës.
Shto xhinse në dollap në çdo sezon dhe do jesh rehat për gjithë stinët.
Këtë verë, trendi janë xhinset e gjera nga gjuri e poshtë e të ngushta në pjesën e sipërme. Sigurisht me bel të lartë (vazhdojmë me këtë stil).
Në ngjyra të lehta dhe të hapura, lehtësisht të kombinueshme me bluza, këmisha, kanatjere apo xhaketa të lehta për ditët e verës. Keni çdo opsion të mudshëm, vetëm zgjidhni ngjyrën e preferuar tuajën.
