Tendencat e viteve ’70 janë rikthyer sërish dhe duket se do të dominojnë botën e modës këtë vit. Nga modelet psikedelike tek ato bohemiane dhe hippie inspo, trendet e reja të flokëve kompletojnë pamjen e viteve ’70. Për t’i rikrijuar këto pamje është e thjeshtë – duke vendosur lule tek flokët, duke bërë gërsheta të lirshme dhe që bien mbi shpatulla, duke i përshtatur me verën.
Lulet në flokë
Janë simbol i verës, feminitetit dhe lirisë. Kontakti me natyrën ka qenë më i fortë se kurrë vitin e fundit, falë izolimit, dhe sigurisht që është një ide e mirë që lulet t’i përdorni për një model flokësh.

Gërshetat
Një trend që vjen pak nga vitet ’90, por gjithashtu dhe nga vitet ’70. Do t’ju kursejë kohë dhe do të bëhet modeli më praktik i verës.

Aksesorët
A është e mundur vera pa aksesorë flokësh? Jo, sepse ne i duam shumë disa trende si aksesorët në formë lulesh apo fluturash, të cilat nuk duhet të mungojnë në çantën tuaj.

