Ja kur zhvillohet ndjeshmëria

Life style

Ja kur zhvillohet ndjeshmëria

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Ndjeshmëria është shenjë e evolucionit. Sa më shumë rritet ndjeshmëria tek njeriu, aq më shumë ai merr një jetë të bollshme dhe intensive. Kur ndjeshmëria zvogëlohet, njeriu kthehet në gjendjen e kafshëve, bimëve dhe gurëve. Ju do të thoni se sa më i ndjeshëm të bëhesh, aq më shumë ekspozohesh ndaj vuajtjeve? Është e vërtetë, por dhe e preferueshme të rritet ndjeshmëria e dikujt, edhe nëse duhet të vuajë, pasi kjo rrit intensitetin e jetës.

Ndërsa për atë që posedon një ndjeshmëri të tillë, të bëjë kujdes që të mos e humbasë atë, duke mos ditur të ruajë masën e duhur.

Në fakt, janë teprimet ato që e zbutin ndjeshmërinë. Nëse lexoni shumë, për shembull, truri juaj ngopet dhe ju humbisni shijen për të menduar. Për të kuptuar thelbësoren, nuk është e nevojshme të grumbullohen shumë ide në mendje.

Edhe në fushën e miqësisë dhe të dashurisë, është e nevojshme të monitoroni dhe mbani distanca të caktuara. Ata që hidhen kokëfortë në gjallërinë e dashurisë përfundojnë të bezdisur dhe nuk ndiejnë më asgjë. Ndjeshmëria zhvillohet tek ata që dinë të ulin sasinë dhe të rrisin cilësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat