Dita e Baballarëve, sa shpenzojnë amerikanët në ditën e madhe

Life style

Dita e Baballarëve, sa shpenzojnë amerikanët në ditën e madhe

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 06:45
Ilustrim

Dita e Babait, një rast për të nderuar kontributet e etërve në familje dhe shoqëri, festohet çdo vit të dielën e tretë të qershorit, që këtë vit përkon me ditën e parë të verës në hemisferën veriore.

Familjet, zakonisht e festojnë këtë ditë me dhurata dhe dreka për baballarët. Ekonomistët thonë se amerikanët shpenzojnë më shumë se 1 miliard dollarë çdo vit për dhurata me rastin e Ditës së Babait.

Kjo festë e ka origjinën më 5 korrik 1908 kur një kishë në Virginian Perëndimore mbajti një ceremoni në kujtim të 362 burrave që kishin vdekur një vit më parë nga shpërthimi në minierat e qymyrgurit.

Gjatë viteve 1920 dhe 1930, ka pasur përpjekje për t’i bashkuar Ditën e Babait dhe Ditën e Nënës në një festë të vetme që do të quhej Dita e Prindërve. Por më pas filloi Lufta e Dytë Botërore dhe kështu u bë i zakonshëm festimi i Ditës së Babait si një mënyrë për të nderuar trupat që ishin në shërbim të vendit. Për këtë arsye, kjo ditë mbeti një institucion kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat