Pse sjellin kafshë të ngordhura në shtëpi macet?

Life style

Pse sjellin kafshë të ngordhura në shtëpi macet?

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Para se të konkludoni se macet janë vrasëse gjakftohta, duhet të mendoni për instinktet e tyre

E para dhe më e rëndësishmja është se macet gjuajtjen e kanë në gjak.

Një studim i fundit ka zbuluar se macet vrasin rreth një miliard kafshë të vogla çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ato janë të këqija, por që nuk mund t’i rezistojnë dëshirës për të ngrënë mish.

Macet u bënë kafshë shtëpiake 10.000 vjet më parë, por ato ende ruajnë disa tipare gjenetike të paraardhësve të tyre të egër.

Pavarësisht kësaj, shumë mace nuk e hanë prenë e tyre, madje disa edhe nuk e vrasin atë.

Macet e sterilizuara shpesh e sjellin prenë si një dhuratë për pronarin e tyre. Në të vërtetë, në natyrë, macet nëna i mësojnë këlyshët e vet të sjellin pre të vdekur ose të plagosur.

Macet e zbutura sillen në mënyrë identike. Mirëpo, ato të sterilizuarat diturinë e tyre mbi gjuetinë nuk kanë kujt t’ia bartin, andaj në vend se t’ua sjellin koteleve, prenë ia sjellin pronarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat