Për mësime mbi jetëgjatësinë, do ishte të mirë t'i kthenim sytë nga vende si Ikaria, Greqi; Sardenja, Itali; Oknawa, Japoni etj, ku banorët jetojnë vazhdimisht për ditëlindjen e tyre të 100-të.
Nga dieta me proteina të ulëta, te rëndësia e komunitetit, ndarja e njohurive ka për qëllim të ndihmojë të tjerët të jetojnë më gjatë, gjithashtu. Disa nga zakonet e tyre mund të praktikohen në mëngjes, sapo të zgjoheni, për të filluar ditën. 4 zakone mëngjesi, frymëzuar nga vendet me jetëgjatësinë më të lartë, janë:
#1 - Gjeni 'ikigai-n' tuaj
Kur zgjoheni në mëngjes, çfarë ju ngre nga shtrati? Gjetja e një motivi bazë dhe përqafimi i saj është shumë e rëndësishme. Koncepti japonez i ikigai-t është për të zbuluar se çfarë ju ndez shpirtin dhe çfarë ju jep 'qëllim' në jetë. Sipas shumë vendeve, të pasurit e një qëllimi lidhet me jetëgjatësinë. Nëse nuk jeni të sigurt se nga të filloni, Ken Mogi, një neuroshkencëtar, thotë se procesi zakonisht fillon nga pranimi i vetes, lidhja me të tjerët dhe planetin, gjetjen e gëzimit edhe në gjëra të vogla dhe të qenit i pranishëm në moment.
#2 - Mos shmangni një mëngjes të shëndetshëm
Një dietë e shëndetshme është një pjesë e rëndësishme për t'u bërë "njëqindvjeçar". Këtu sigurisht që përfshihet mëngjesi, por jo vetëm. Bëjeni të ngrënit shëndetshëm pjesë të jetës suaj. Fillojeni me receta të thjeshta dhe minimaliste dhe do të shihni se gradualisht, do të kthehet në një stil jetese.
#3 - Shijoni një filxhan kafe në mëngjes
Në një studim, Shoqata Amerikane e Zemrës zbuloi se konsumimi i kafesë shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë totale. Kjo nuk do të thotë që të mbushim një shishe me kafe dhe të kalojmë me të gjithë ditën, por të konsumojmë 1-2 të paktën para orës 11:30 - edhe pse kjo mbetet personale për të gjithë. Një element tjetër edhe më i shëndetshëm është çaji. Nëse kafeina nuk është për ju, mund ta zëvëndësoni atë me një gotë çaj.
#4 - Thuaji diçka të mirë personit të parë që sheh
Fillojeni çdo mëngjes duke komplimentuar të paktën një person. Një studim i Harvard tregon se sjelljet janë ngjitëse, kështu që nëse ju i thoni diçka të mirë fqinjit tuaj, ka të ngjarë t'ju kthehet mbrapsht. Për më tepër, lidhja me komunitetin dhe marrëdhëniet njerëzore janë shumë të rëndësishme në gjithë jetën tonë. Lidhjet njerëzore në përgjithësi, çojnë në jetë më të lumtura dhe më të gjata.