Stilimi i flokëve është një sfidë më vete e përditshmërisë tonë.
Në pamje të parë mund të duket diçka jo serioze dhe se thjesht është një detaj i parëndësishëm. Por flokët e bukur, të stiluar mirë ndikojnë në psikologjinë e të gjithëve, e sidomos në psikologjinë e femrave.
Por cilat janë gabimet që na bëjnë të dukemi më të mëdha nga sa jemi në realitet.
1. I lini të zgjaten shumë
Ky është një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë gratë, sipas ekspertëve, të cilët theksojnë se një prerje sado e vogël i bën flokët të duken në formën e tyre më të mirë, ndërsa parandalojnë krijimin emajave të djegura.
2. Jeni duke i stiluar flokët ashtu si kur bënit para 20 vitesh
Ekpsertët thonë se tonaliteti i lëkurës ndryshon me kalimin e viteve, që do të thotë se duhet të luani me nuancëm, ngjyrën e flokëve, në mënyrë që të theksoni tiparët dhe ngjyrën tuaj të fytyrës.
3. Nuk i thani siç duhet me tharëse
Një tharje "e keqe" mund të ndikojë si në pamjen tuaj ashtu edhe në strukturën e flokëve. Prandaj këshillohuni me parukierin tuaj për mënyrën me të cilën duhet të thani flokët tuaj.