T’i thoni dikujt që e kuptoni që ai/ajo po kalon një periudhë të vështirë, të lodhshme ose çfarëdo situate tjetër të pakëndshme, mund të jetë e rëndësishme, por njëkohësisht edhe thikë me dy presa.
“Në aspektin pozitiv, mund të shohim se partneri kujdeset për ne dhe dëshiron të na ndihmojë. Por studimet tregojnë që në disa raste, kur e dimë që po na ndihmojnë, mund të përjetojmë një ulje të gjendjes shpirtërore dhe të ndihemi më të shqetësuar,” thotë Dr. Gary W. Lewandowski Jr., profesor i psikologjisë dhe autor i librit “Stronger Than You Think: The 10 Blind Spots That Undermine Your Relationship...and How to See Past Them”.
Sipas tij, mënyra më e mirë për të ndihmuar të tjerët është mbështetja e padukshme. Dr. Lewandowski e pëshkruan këtë mbështetje. Ai përmend studime që kanë arritur në përfundimin se kur njerëzit nuk e dinë që të tjerët po i ndihmojnë, kanë humor më të lartë ditën tjetër dhe ndihen më mirë.
Mund të mos e vëmë re ditën, por efektet e “mbështetjes së padukshme” i përjetojmë ditën tjetër.
Disa shembuj:
1. Të bëni diçka që normalisht nuk është përgjegjësia juaj.
2. Të mos i korrigjoni për diçka që kanë bërë gabim.
3. Nxirri fëmijët jashtë nëse ai/ajo ka punë për të bërë.
4. Mos e hani copën e fundit të ëmbëlsirës, edhe pse vërtet e dëshironi.
5. Rezistoni ndaj tundimit për të ofruar këshilla ose zgjidhje të pakërkuara për problemet e personit tjetër.
6. Gatuni vaktin e tyre të preferuar.
7. Blini dhurata.