Ndonëse mund të mos e besoni, është normale të humbasësh midis 50 dhe 100 qime në ditë. Me rreth 100,000 qime në kokë, kjo humbje e vogël nuk vërehet.
Flokët e rinj normalisht zëvendësojnë flokët e humbur, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Rënia e flokëve mund të zhvillohet gradualisht me kalimin e viteve ose të ndodhë papritmas si edhe të jetë e përhershme ose e përkohshme.
Çfarë e shkakton rënien e flokëve?
Së pari, mjeku ose dermatologu duhet të përcaktojë shkakun themelor të humbjes së flokëve. Shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve është gjenetika. Nëse keni në familje njerëz që janë tullacë, ka gjasa ta keni edhe ju.
Në disa raste, humbja e flokëve mund të ndodhë për shkak të ndalimit të ciklit të rritjes së flokëve. Sëmundjet kryesore, operacionet ose ngjarjet traumatike mund të shkaktojnë humbjen e flokëve. Sidoqoftë, flokët zakonisht do të fillojnë të rriten përsëri pa trajtim.
Ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë humbje të përkohshme të flokëve. Shembuj:
- shtatzënia
- lindja e një fëmije
- ndërprerje e përdorimit të pilulave të kontrollit të lindjes
- menopauza
Gjendje mjekësore gjithashtu mund të ndikojnë, si:
- probleme me tiroiden
- alopecia areata (sëmundje autoimune që sulmon gjëndrat e flokëve)
- infeksione të kokës
Rënia e flokëve mund të shkaktohet gjithashtu për shkak të ilaçeve të përdorura për të trajtuar:
- kancerin
- presionin e lartë të gjakut
- artritin
- depresionin
- problemet me zemrën
Një problem fizik ose emocional mund të shkaktojë humbje të dukshme të flokëve, si:
- një vdekje në familje
- humbje ekstreme e peshës
- temperaturë e lartë
- stres
Për një trajtim të mirëfilltë për rënien e flokëve duhet të konsultoheni me një specialist, për të gjetur shkakun dhe trajtimin e përshtatshëm. Sidoqoftë, disa gjëra që mund të bëni për të parandaluar rënien e mëtejshme:
- Mundohuni të mos i tërhiqni, përdridhni ose fërkoni flokët.
- Hani ushqime të ekuilibruara që përfshijnë sasi të mjaftueshme të hekurit dhe proteinave.
- Përdorni shampo të butë.
- Përpiquni të mos përdorni tharëse, krëhër të nxehtë, pjastër ose përdorni nxehtësi të ulët.
- Nëse flokët nuk janë në gjendjen e mëparshme, mos i lyeni, mos bëni permanent dhe mos përdorni agjentë zbardhues.