Hëna e plotë ‘luleshtrydhe’ do ndikojë më shumë te këto tre shenja në horoskop!

Life style

Hëna e plotë ‘luleshtrydhe’ do ndikojë më shumë te këto tre shenja në horoskop!

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Për ata që mbështeten te yjet për udhëzim, javët e fundit mund të jenë ndjerë shumë kaotike falë energjisë së sezonit të eklipsit dhe prapavijës së Mërkurit. Megjithatë, Hëna e Plotë "luleshtrydhe" sjell me vete një forcë më optimiste. Hëna "luleshtrydhe" e këtij viti, po ndodh gjatë kohës që Dielli është te Gaforrja, që do të thotë se Hëna do jetë në shenjën e kundërt, te Bricjapi. Bricjapët janë të njohur për praktikën dhe ambicien e tyre të fortë, kështu që energjia që ndriçon gjatë kësaj kohe do t'ju sfidojë për të dalë nga zona e rehatisë. Nëse jeni një nga 3 shenjat e mëposhtme, do e ndjeni edhe më intensivisht efektin e "luleshtrydhes".

- Binjakët

Nuk ka asnjë shenjë tjetër që përshtatet më mirë se ju. Keni një aftësi për të ndryshuar "formën" tuaj sipas situatës apo vendit ku ndodheni. Gjatë kësaj kohe, mund të ndiheni të paduruar për të patur sukses me 1 milion gjëra që po bëni njëkohësisht, por do t'ia arrini. Kjo periudhë do t'ju fuqizojë perceptimet për qëllimet tuaja personale si ato serioze, ashtu edhe ato të paarritshme apo joreale (shenjat e ajrit priren të ëndërrojnë).

- Shigjetari

Për fat të mirë, Hëna do ta bëjë Jupiterin - sunduesin e zgjerimit dhe intelektit - planetin tuaj sundues. Nëse i keni dhënë përparësi kujdesit për veten, ditarit dhe mënyrave të tjera për të mbështetur veten, tani është koha të shijoni frytet e punës që keni bërë mbi veten, të shijoni rrugëtimin drejt zgjerimit të spiritualiteti tuaj. Ju jeni një luftëtar (dhe pse këtë e dinit tashmë) dhe ky super-muaj do nxjerrë në pah pikërisht këtë!

- Ujori

Ndërsa hëna hyn tek Bricjapi, ju mund të ndiheni më me këmbë në tokë se zakonisht, por kjo është fiks ajo që ju nevojitet tani. Do të bëni një bilanc të punëve që keni bërë deri tani dhe atyre që keni në listën tuaj. Zgjerimi i njohurive tuaja drejt një aftësie të re mund të jetë veçanërisht i dobishëm gjatë kësaj kohe. Kjo është periudha më e mirë [për të reflektuar mbi qëllimet tuaja në jetë dhe për të zbuluar mënyra të reja se si t'i pasuroni synimet e ardhshme dhe arritjet e deritanishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat