Refuzimi i fëmijës për të ndarë gjërat e tij me të tjerët është një sjellje normale dhe duhet të konsiderohet si e tillë.
Fëmija do të arrijë të kuptojë konceptin e ndarjes së sendeve dhe ndjenjën e empatisë rreth moshës 3-vjeçare.
Shumica e fëmijëve deri në vitin e 4 të jetës vendosin nevojat e tyre para dhe mërziten kur dikush merr sendet që ata duan.
Megjithatë, ju si prindër mund të përpiqeni të mësoni fëmijët të ndajnë gjërat me të tjerët përmes këtyre mënyrave:
Kthejeni në një formë argëtuese. Zhvilloni lojëra si formimi i puzzle që fëmijët të duhet të ndajnë lodra bashkë për të realizuar punën finale.
Mos e ndëshkoni fëmijën nëse nuk dëshiron t’i ndajë lodrat. Kjo do t’ia vështirësojë mësimin e kësaj aftësie.
Sigurojini se ndarja e lodrave, s’do të thotë se fëmija tjetër do i përvetësojë.
Jepni shembullin tuaj të mirë.