Si njerëz që jemi, priremi të bëjmë gabime, por ekzistojnë sjellje specifike, që gratë i bëjnë shpesh kur flirtojnë me dikë.
Ka të ngjarë që burrat t'i identifikojnë shumë lehtë sjelljet tona klishe.
Ka ardhur koha që t'i njihni, në mënyrë që mos i përsërisni herën tjetër kur dikush do t'ju pëlqejë.
1.Të luani rolin e indiferente
Ndonjëherë shtirja si indiferente mund të ketë efektin e dëshiruar dhe ta bëjë atë të qëndrojë pranë jush, por ka raste kur një veprim i tillë dështon dhe gjërat marrin një kthesë krejt tjetër nga se ju prisnit.
2.Shtireni sikur ju pëlqejnë të njëjtat gjëra që pëlqen edhe ai
Një nga gabimet më të mëdha që një vajzë mund të bëjë kur flirton! Ndershmëria është një nga karakteristikat më të rëndësishme që çdo person duhet të vlerësojë për një tjetër. Prandaj, nuk keni asnjë arsye të gënjeni për preferencat tuaja thjesht për ta kënaqur atë më shumë.
3. E ngacmoni
Për ju, ironitë dhe shakatë mund të jenë mënyrë komunikimi, por nuk është zgjidhja më e mirë, kur ndodheni në takimet e para me dikë që ju pëlqen, pasi ai nuk ju njeh mjaft mirë për të kuptuar stilin tuaj, për të kuptuar se jeni duke bërë shaka dhe ka shumë të ngjarë që të mërzitet.