Disa gëra që burrat duhet t'i mësojnë sa më shpejt rreth grave

Life style

Disa gëra që burrat duhet t'i mësojnë sa më shpejt rreth grave

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Burrat mund të jenë shokët dhe partnerët tanë më të mirë, por ka raste kur duhet (dhe mund) të jenë më shumë se kaq! Mjaftojnë ca përpjekje të vogla nga ana e tyre që gjërat të shkojnë si duhet dhe të gjithë të jemi të lumtur. 

Për të mirën e të gjithëve, duhet të ndiqni guidën me detajet e thjeshta në dukje, por shumë të rëndësishme për një grua.

1.Fjala e rëndësishme me "S"

'Sforcohu', kjo fjalë nuk është shumë familjare për burrat e dimë, por është çelësi i lumturisë së çdo gruaje. Lëreni jashtë krenarinë, telefonojeni për ta pyetur se si i ka shkuar dita, ose bëni diçka vërtet spektakolare për përvjetorin tuaj. Ja vlen!

2.Arrogant-jo, të sigurt në vetvete- gjithmonë

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa meshkuj që nuk janë fizikisht tërheqës ose të pasur kanë pas vetes shumë femra? Kjo quhet siguri: femrat preferojnë një mashkull që është me këmbë në tokë në çdo situatë. E bën të ndihet e mbrojtur dhe kjo është diçka e rëndësishme. Bëni kujdes që kjo të mos kalojë në arrogancë sepse kjo e fundit është element negativ në një marrëdhënie.

3.Kavalierët ekzistojnë akoma

Bëhuni zotërinj të vërtetë në çdo kohë nëse mundeni. Pagesa e faturës në takimin e parë, hapja e derës, ndihma me pallton janë gjëra që duken si jashtë mode por që i pëlqejnë thuajse të gjithë femrave.

4.Mos jini 'burra-fëmijë'

Po, është e vërtetë na pëlqen të përkëdhelemi. Femrat dëshirojnë të kujdesen për mashkullin që kanë në krah, por kujdes mos e ktheni në marrëdhënien mama-bir. Jeni burra me shpirt djaloshar, por kjo nuk ju lejon të kërkoni kujdesin si të një nënë të shqetësuar. Kështu që gjejini vetë çorapet, mos prisni të jetë vetëm partnerja juaj ajo që gatuan apo pastron enët. Në të kundërt kthehuni të jetoni te shtëpia e prinderve tuaj.

5.Dëgjoni dhe tregoni interes

Pas një dite të lodhshme do të na pëlqente të ktheheshim në shtëpi e të na dëgjonin. Shumë vajzave u pëlqen të flasin për ndjesitë e tyre dhe ndodhitë e ditës. Besojmë te ju deri kur na bëni të ndihemi të veçanta. Kështu që, vendoseni televizorin në "mute", lini mënjanë smarphone-in dhe filloni të dëgjoni.

6 .Jini të ndershëm, gënjështrat nuk ju leverdisin

Është shumë e vërtetë: të qënurit i ndershëm është politika më e mirë. Të thënit e një gënjeshtre duket si një mënyrë e mirë për të shmangur një debat, por mos harroni se herët a vonë e vërteta del në dritë. Thënë ndryshe s'do t'ju pëlqente me siguri t'ju zbulohej gënjeshtra.

7. Jemi prioriteti juaj?

Femrat duhet të ndihen më të rëndësishme sesa një Playstation apo një ndeshje futbolli. Sigurisht, meshkujt duhet të kalojnë kohën e lirë me miqtë, ose duke ndjekur pasionet e tyre, por kjo s'duhet të marrë kohë nga marrëdhënia juaj dhe mbi të gjitha s'duhet ta bëjë partneren të ndihet 'e harruar'.

8. Vini re ndryshimet e vogla

E dashura juaj ka prerë flokët, ka veshur një fustan të ri dhe është bërë e bukur për ju? Minimumi që mund të bëni është një kompliment. Fundja, nuk po ju kërkojmë diçka të jashtëzakonshme.

9.Merreni me qetësi...në krevat

Nuk ka gjë më të keqe sesa të mbarosh pa nisur. Një femër ka nevojë për kohën e saj për të arritur orgazmën, kështu që mos jini të nxituar.

10.Mos u ofendoni nëse refuzojmë të bëjmë seks

Në shumicën e rasteve, kur refuzojmë të kryejmë marrëdhënie seksuale, nuk ka të bëjë fare me ju apo me tërheqjen që kemi ndaj jush. Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për stresin apo thjesht për lodhjen? E pra këta janë 'vrasësit' e jetës seksuale. Mos i kushtoni kaq rëndësi, e nesërmja mund të jetë një ditë krejt normale.

11.Respektoni

Disa meshkuj nuk e trajtojnë partneren e tyre ashtu siç duhet. Duajeni si në ditën e parë dhe vlerësojeni gjithmonë për atë që ju jep dhe bën çdo ditë për ju.

12.Po, jemi romantike

Mos pyesni nëse duam lule apo gjeste romantike: përgjigja do të jetë gjithmonë "PO". Ndoshta jo të gjitha i preferojnë lulet apo bizhuteritë por disa gjeste romantike janë universale: një darkë nën dritën e qirinjve për shembull, ose një natë jashtë pranë zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat