Ose siç i thuhet ndryshe tw duhurit, "shpirti binjak".
1- Arrini të lexoni mendimet e njëri-tjetrit vetëm duke u parë në sy dhe heshtja përfundon me buzëqeshje...
2- Ju as që e mbani mend se si ka qënë jeta juaj pa të...madje as doni ta mendoni diçka të tillë.
3- Ai/Ajo e di ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjë për t'ju qetësuar kur jeni shumë të nervozuar, për t'ju lehtësuar stresin apo për t'ju ngritur humorin.
4- Ai/Ajo ju ndryshon çdo ditë që kalon dhe kuptoni që jeni njeri më i mirë.
5- Ai/Ajo di se si duhet të sillet në krevat...madje as përpiqet të bëjë gjërat që ti nuk i dëshiron.
6- Edhe pas disa vitesh bashkë, ju ende keni një kimi të mrekullueshme.
7- Ju ndiheni plotësisht komod/e në praninë e tij/saj.
8- Pasi keni kaluar disa ditë bashkë, të dy flisni me një milje në minutë për të mësuar çdo gjë që keni humbur kur nuk keni qenë pranë njëri-tjetrit.
9- Ndjeni se e njihni njëri-tjetrin prej një jete.
10- Ju nuk pajtoheni në disa gjëra, por ama jeni gjithmonë të një mendimi për çështje të rëndësishme.
11- Keni një lidhje të tillë që njerëzit rreth jush nuk e kuptojnë dot.
12- Familjet e njëri-tjetrit i ndjeni si familjet tuaja.
13- Nuk e ndjeni nevojën të kërkoni më shumë, sepse jeni në paqe dhe të qetë me atë që keni.
14- Ju lëndoheni kur lëndohet edhe tjetri, ju qeshni kur qesh edhe tjetri.
15- Partneri/ja është pjesë e çdo historie që ju tregoni.
16- Mendoni se gjërat më të çuditshme që secili prej jush bën janë të adhurueshme, dhe për këtë ndjeheni të dy njësoj.
17- Ju mbështesni ëndrrat e njëri-tjetrit, edhe nëse nuk i kuptoni tërësisht ato.
18- Ndjeheni të mbrojtur dhe të sigurtë në lidhjen tuaj.
19- Për herë të parë në jetën tuaj, kuptoni se shtëpia nuk është një vend, por një person.
20- Në disa mënyra, ju jeni bërë si njëri-tjetri.
21- Jeni vetja me të mirat dhe këqijat tuaja, dhe e dashuroni njëri-tjetrin për të dyja këto.
22- Thjesht e ndjeni që ai/ajo është bërë për ju!