Pse shishet kanë datë të skadimit kur uji nuk skadon?

Life style

Pse shishet kanë datë të skadimit kur uji nuk skadon?

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Uji i çezmës mund të ruhet dhe të konsumohet deri në 6 muaj me rrezik minimal të efekteve anësore, për sa kohë është ruajtur siç duhet (vend i freskët, i thatë dhe i errët).

Ky ujë mund të ketë një shije pak më ndryshe me kalimin e kohës, që shkaktohet nga dioksidi i karbonit në ajër. Megjithatë, ndonëse mund të kenë një shije jo të mirë, ende konsiderohet përgjithësisht i sigurt për t’u pirë deri në 6 muaj.

Po uji në shishe plastike? Shishet plastike kanë një datë skadence, por që nuk lidhet me ujin, por me shishen. Në përgjithësi, nuk është ide e mirë që të pini ujë nga një shishe plastike që është shumë larg datës së skadimit.

Kjo ndodh për shkak se plastika mund të derdhet në ujë dhe me kalimin e kohës, ta kontaminojë me kimikate si antimoni dhe bisfenoli.

Nëse gëlltiten rregullisht, këto përbërje plastike mund të grumbullohen ngadalë në trup, gjë që mund të dëmtojë shëndetin e zorrëve, imunitetin dhe funksionin e frymëmarrjes.

Nëse vini re se uji ka një shije të çuditshme, duhet ta zieni para se ta pini ose ta hidhni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat