Një ari i murrmë është filmuar duke u relaksuar nga temperaturat e nxehta, në një vaskë me petale lulesh, njëlloj si miqtë e tij njerëzorë.
Ariu Balu shihej që përpëlitej e kënaqur në ujin me petale trëndafilash në rrethinën e kopshtit të tij në Saratov, Rusi.
Atij i pëlqen të rrotullohet në ujë tamam si një person pas një dite të lodhshme pune, tregon pronari i tij Ruslan Tsyvilev.
Ruslan kishte marrë në shtëpi Balu gjatë kohës së pandemisë, kur kopshtet zoologjike u mbyllën dhe nuk mund të përballonin mbajtjen e kafshëve.
Tashmë kafsha me pamje të frikshme shijon çdo ditë banjën e tij në vaskë, që i kujtojnë kohët e notimit.
“Ky ari i habitshëm kërkon banjë në vaskë çdo ditë. Sa herë e sheh atë të mbushur me ujë, kërcen brenda. Noton aty për gati 15-20 minuta dhe më pas del prej saj i ripërtërirë”, tha fotografja Anna Prigorodova.
Më herët Balu ka jetuar në një kopsht zoologjik në Saratov, ku dhe u shpëtua nga i zoti aktual Ruslam.
Saratov është një qytet i madh port në jugperëndim të Rusisë, në brigjet e lumit Volga.
Rusia ka një nga popullatat më të mëdha në botë të arinjve të murrmë në gjendje të egër me rreth 120,000, dhe po aq në ambiente të mbyllura.