Dashi
Çiftet do të mendojnë se u kanë shpëtuar disa bisedave, por partneri mund të mos pajtohet dhe t’i tërheqë përsëri. Ju do të lini gjithçka të ndodhë për të përjetuar emocione të reja.
Demi
Largohuni nga njerëzit negativë , veçanërisht ata që ju kanë shkaktuar vuajtje në të kaluarën. Duhet patjetër të mësoni të mbani distancën nga përvoja të caktuara.
Binjakët
Çiftet janë akoma duke pritur që dikush t’i tregojë se si të sillen, por një marrëdhënie formohet nga dy persona dhe jo tre, kështu që ju duhet të mësoni t’ia dilni vetë dhe të mos jeni shumë të varur nga të tjerët.
Gaforrja
Beqarët do të takojnë, njerëz të rinj dhe interesantë, me të cilët do të fillojnë të ndërtojnë një dialog të hapur pa paragjykime. Mund të jetë një mundësi e re për ju!
Luani
Ju jeni më tepër i zënë me disa çështje, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me marrëdhëniet tuaja emocionale, kështu që nuk do t’i kushtoni vëmendje disa sinjaleve të rëndësishme. Riparoni hapësirat tuaja personale menjëherë, para se t’ju mbingarkojë puna.
Virgjëresha
Ndoshta do të keni ndonjë mënyrë tjetër për të marrë përgjegjësitë tuaja, por në këtë moment nuk mund të prisni asgjë më shumë sesa të gjeni qetësinë tuaj shpirtërore. Do të ketë alternativa, të cilat mund të jenë shumë më të lehta, por jo aq funksionale.
Peshorja
Ju keni dhënë gjithçka. Tani do të duhet të ndalesh për një moment për të korrur atë që ke mbjellë. Ju jo gjithmonë do të merrni atë që meritoni, por gjithashtu mbi bazën e kësaj do të duhet të vlerësoni se kujt i jeni përpara.
Akrepi
Ju keni pasur kohë për të reflektuar më mirë në marrëdhëniet që keni pasur. Kështu keni kutpuar gabimet që keni bërë në të shkuarën dhe që në të ardhmen nuk duhet të bëhen përsëri pasi rrezikoni të mbeteni vetëm.
Shigjetari
Çiftet do të duhet të përgatiten për disa përplasje, disa vendime drastike , por nuk mund të jetoni gjithmonë me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë dhe do të ecë normalisht. Nuk është reale si pritje.
Bricjapi
Duhet të bëni përjashtime ndonjëherë. Nuk është gjithmonë e nevojshme të jeni kaq kritik ndaj vetes dhe kufizues, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndjenjat.
Ujori
Beqarët do të duhet të dorëzohen në disa aspekte që nuk u duken tërheqës për njerëzit, për të kuptuar me të vërtetë para kujt janë, përndryshe do të lënë shumë njohje në mes.
Peshqit
Mundohuni t’u jepni disa shpjegime më shumë njerëzve përreth jush që preferojnë të ballafaqohen me ju në vend që të mbyllen në bindjet e tyre.