Një mënyrë për të luftuar vapën e këtyre ditëve të verës është konsumi i pijeve të freskëta.
Më poshtë po ju sugjerojmë 7 kombinime për të bërë pije të shëndetshme me frutat e stinës.
Lëng shalqiri dhe liçi
Një mënyrë freskuese për të mundur vapën. Hidhni copa të shalqiri së bashku me xhinxherin, gjethe nenexhiku, limon dhe liçi (ndryshe qershia aziatike) dhe shumë akull në një gotë!
Lëng kivi
Një gotë pije freskuese me kastravec, kivi dhe xhinxher do të ishte ideale.
Ananas
Kjo recetë kërkon ananas të freskët, të përzier me pluhur qimnoni, kripë të zezë dhe lëng limoni.
Lëng kopre dhe liçi
Shtrydhni liçi, hidhni limon jeshil dhe kopër për të përfituar një lëng freskues në ditët e nxehta të verës.
Lëng manaferrash
Përzieni manaferra, limon jeshil, portokall dhe rrush për të marrë një lëng të shijshëm.
Lëng portokalli dhe borzilok
Portokalli dhe borziloku krijojnë këtë pije rigjallëruese e cila është e përkryer për të mundur vapën. Mbusheni me akull dhe kënaquni.
Lëng shege
Kombinimi i panxharit me shegën jo vetëm ju freskon por është dhe një mënyrë e mirë detoksi.