Dy persona mund të jenë të përkryer me jetët e tyre individuale, por kjo nuk do të thotë se ata mund të funksionojnë shumë mirë edhe si çift. Para se të sillni një vendim të rëndësishëm në jetë , është me rëndësi të testohet lidhja në të cilën gjendeni. Për një martesë të suksesshme nevojitet dozë e madhe besimi dhe përputhshmëri. Prandaj lexoni disa ide të cilat do t’ju ndihmojnë ta njihni më mirë partnerin tuaj.
Udhëtim i gjatë: Të shikuarit bashkë televizor mund të jetë argëtuese dhe e lehtë , por kur dy veta udhëtojnë me automjet, nuk mund të kënaqen nëse nuk përshtaten me njëri-tjetrin. Udhëtimi i cili zgjat me orë mund të jetë sfidë për një çift. Shija e muzikës, marrëveshja për ndalesë janë gjëra të vogla të cilat tregojnë se si këta individë do të funksiononin në një situatë të caktuar. Nëse mund të kënaqeni në heshtjen e njëri-tjetrit, atëherë e keni të lehtë të “lundroni” bashkë në tërë jetën.
Pyetësori: Të dytë mendoni nga 20 pyetje që do t’ia parashtroni tjetrit. Për shembull, cila është ngjyra juaj e preferuar, çfarë mendoni për martesën, çfarë ju nervozon më së shumti dhe kështu të ngjajshme. Kjo është mënyra më e mirë për të vlerësuar se sa e njihni njëri-tjetrin. Sa më shumë poena pozitive aq më shumë vite i shtohen lidhjes suaj.
Udhëtimi me shokët: Duhet të keni besim tek patneri juaj, dhe kur të niset në udhëtim me shokët e tij, e jo me ju. Nëse nuk keni besim tek ai në situata të këtilla, atëherë kjo mund të shkaktojë një kthesë të madhe në lidhjen tuaj.
Periudha pa marrëdhënie: Intimiteti është prekje emocionale e çdo lidhjeje. Natyrisht që afërsia fizike është e domosdoshme, dhe meqë filloni të bëni dashuri, është e sugjerueshme të bëni një pauzë nga ai akt që të kuptoni se a është ajo kënaqë si e vërtetë apo thjesht një pasion i çastit. Anuloni marrëdhënien për një muaj dhe shikoni se si silleni me njëri-tjetrin. Kështu do t’i kuptoni ndjenjat që i keni të dy.