Receta e çajit të mollës që pijnë motrat Kardashian çdo mëngjes në verë

Life style

Receta e çajit të mollës që pijnë motrat Kardashian çdo mëngjes në verë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Recetën e këtij çaji e ka dhënë Grace, mamia e fëmijëve të Kourteney. Çaji me përbërës organik synon të rrisë imunitetin. Ai kombinohet me shafran dhe xhinxher. Është i përshtatshëm për t`u konsumuar në mëngjes esëll.

Receta për 2.

Përgatitja për 15 minuta

Përbërësit:

1 litër ujë

1 mollë e kuqe (të ndarë në katër copa)

2 shkopinj kanellë

8 karafila të thatë

¼ e lugës së çajit me shafran

Pak xhinxher

1 tufë mente

1 limon

¼ e lugës së çajit me kardamon

Mjalt

Përgatitja:

Bashko ujin me mollën, kanellën, karafilin, shafranin, xhinxherin, menten dhe kardamonin në një enë të madhe. Shtrydhni gjysmën e limonit në enë, gjysmën tjetër e presim hollë. Vëreni të gjithën të ziejë për 10 minuta, të mbuluar. Shtoni 1 lugë çaji me mjaltë në fund të secilës gotë. Kulloni çajin mbi mjaltë që të tretet.

Dhe, ju bëftë mirë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat