Ja si mund të ndihmojë ngritja e peshave në kontrollin e peshës trupore

Life style

Ja si mund të ndihmojë ngritja e peshave në kontrollin e peshës trupore

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Gjetjet tregojnë se stërvitjet me pesha janë shumë të rëndësishme për kontrollin e peshës trupore.

Ngritja e peshave disa herë në javë mund të ju ndihmojë të shmangim mbipeshën, sipas një studimi të ri të ushtrimeve për humbjen e dhjamit të trupit. Kjo tregon se njerëzit që kryejnë rregullisht ushtrime për forcimin e muskujve kanë rreth 20 përqinde deri 30 përqind më pak gjasa të kenë probleme me mbipeshën.

Mënyra më efektive për t’u marrë me mbipesha është parandalimi i saj janë ushtrimet e rregullta pasi mund të ndihmojnë në këtë drejtim, shkruan The Indian Express.

Shumë studime tregojnë se njerëzit që ecin shpesh, vrapojnë, bëjnë biçikletë, notojnë ose punojnë kanë tendencë për të fituar më pak peshë sesa njerëzit që rrinë ulur për kohë të gjatë.

Por shumë pak ka qenë e njohur nëse trajnimi me pesha gjithashtu ndikon në peshë. Sipas disa studimeve të së kaluarës lë të kuptohet se trajnimi i ndihmon njerëzit të mbajnë masën muskulore.

Kështu, studimi i ri tregon se ngritja e peshës ndryshoi ato rezultate, studiuesit zbuluan duke ulur ndjeshëm rrezikun që dikush të bëhej i trashë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat