Dashi. Fundjava ju gjen shumë optimist dhe të gatshëm për aventura të reja.
Demi. Disa çështje të vogla ju ndikojnë në jetën tuaj të përditshme dhe ju stresojnë, si rezultat nuk ndiheni shumë mirë nga ana shëndetësore. Mos u stresoni, janë çështje të përkohshme që do të kalojnë së shpejti.
Binjakët. Sot ndiheni se po dilni nga një situatë e vështirë dhe më në fund mund të shijoni fundjavën tuaj.
Gaforrja. Mungesa e gjumit ju bën të ndiheni të pakënaqur dhe pesimistë. Flini më mirë, hani më mirë dhe gjithçka do të shkojë për së mbari.
Luani. Më në fund financat tuaja po njohin zhvillime pozitive.
Virgjëresha. Përgatituni për ndryshime në karrierën tuaj.
Peshorja. Është koha t'i kushtoni më shumë kohë vetes. Meditoni, relaksohuni në shtëpinë tuaj dhe gjithçka do të jetë në rregull për sa kohë që ruani qetësinë.
Akrepi. Këto dy ditë nuk do të jenë më të mirat për ju. Kini pak durim, pasi nga e hëna gjërat do shkojnë më mirë.
Shigjetari. Këtë fundjavë ndiheni të bekuar për disa persona që keni në jetën tuaj.
Bricjapi. Tani kuptoni se si duhet të silleni me disa persona, në mënyrë që të keni paqe në jetën tuaj.
Ujori. Periudha e problemeve dhe ankthit tashmë i përkasin të kaluarës. Shijoni momentet e bukura.
Peshiqt. Disa çështje do ju bëjnë të ndjeni energji negative rreth jush. Mos i kushtoni shumë vëmendje, relaksohuni në shtëpi ose me miqtë dhe gjithçka do të shkojë mirë.