Nuk ka gjë më të bukur sesa të flirtoni me personin që ju intereson. Burrat mund të konsiderohen mjeshtrat e flirtimit, por vitet e fundit gratë kanë treguar se janë më të zonja në lojërat e dashurisë.
Në fakt, periudha më e mirë për një çift është ajo që i paraprin marrëdhënies, pra flirtimi midis dy personave.
Por cilat janë gabimet që bëjnë vajzat gjatë një flirtimi?
Ushtroni presion
Nëse i dërgoni mesazhe vazhdimisht dhe nëse e merrni në telefon ose e komentoni për gjithçka, që ai poston në rrjetet sociale, duhet të dini, që e keni humbur lojën.
Bëni të "vështirën"
Nuk ka asnjë arsye për të trajtuar me arrogancë dhe superioritet personin që ju intereson. Kështu që mendojeni përsëri mënyrën se si i flisni, apo se si i përgjigjeni në mesazhe.
Shprehni xhelozi
Burrat nuk i pëlqejnë gratë posesive. Lërini hapësirë partnerit, në mënyrë që mos ta lodhni nga prezenca juaj.