Cilido qoftë plani juaj për pushimet verore, është e sigurt që dëshironi të theksoni ngjyrën e artë të lëkurës tuaj me veshjet e duhura. Vogue sugjeron 6 ngjyrat që do të nxjerrin në pah lëkurën tuaj të nxirë:
Ngjyra e bardhë
E bardha është ngjyra që i përshtatet më së miri lëkurës së nxirë. Nëse keni fituar pak ngjyrë, zgjidhni rroba banjoje të bardha apo një manikyr ngjyrë qumështi. Fustani i bardhë gjithashtu është një nga pjesët që nuk duhet të mungojë në veshjet tuaja verore.
Portokalli
Portokallia është po aq i përshtatshëm për gratë zeshkane dhe bjonde, kështu që patjetër që duhet të ketë një vend në veshjet tuaja.
Tonet e tokës
Mund të hezitoni t’i vishni nuancat e tokës në dimër kur lëkura është më e zbehtë, por kur keni bërë disa ditë plazh, ato përshtaten më së miri dhe duken shumë elegante. Në vend të fustanit të zi, zgjidhni një nuancë toke.
Fuksia
Është ngjyra që gjallëron çdo lëkurë, nga më e lehta tek më e vjetra.
E kuqe
Na pëlqen gjatë gjithë vitit, por kur lëkura është më e nxirë, duket edhe më e nxehtë. Nëse zgjidhni rroba banje të kuqe, një fustan të kuq apo thjesht një buzëkuq të kuq, stili juaj do të jetë perfekt.
Jargavan
E veshim kryesisht në pranverë, kur lëkura është akoma e lehtë. Mund t’ju duket sikur jeni paksa të zbehtë, prandaj periudha e duhur për ta veshur është vera.